** Shkelje e afatit te arsyeshem për hetimin dhe gjykimin e çështjes;
Në vitin 2017, janë bërë ndryshime edhe në Kodin e Procedurës Civile. Një parashikim I ri në Kod është: Kërkesa për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm për gjykimin e çështjes.
Çdo palë në proçes, e cila ka pësuar dëm për shkak të kohëzgjatjes së paarsyeshme të çështjes, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e drejtë për shkeljen e afatit të arsyeshëm.
Kërkesa depozitohet në sekretarinë e gjykatës që eshtë në vonesë ose gjykatës kompetente për ekzekutimin.Gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm është gjykata sipas llojit të mosmarrëveshjes e cila mund të jetë penale, civile apo administrative.
** Çështjet civile më të zakonshme të trajtuara nga Studio Ligjore “Agolli& Co”:
1- Mbrojtja e të drejtës së pronësisë, me anë të:
- Padi për kërkimin e sendit nga poseduesit e paligjshëm;
- Padi për pushimin e cënimit të pronësisë dhe mos përsëritjen në të ardhmen;
- Padi për fitimin e sendit me anë të trashëgimisë ligjore/testamentare;
- Padi për pjestimin e pasurisë në bashkëpronësi;
- Padi për fitimin e pronësisë me parashkrim fitues;
- Padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore;
2- Titujt Ekzekutiv:
- Vendimet e formës së prerë të gjykatës, nëse nuk ekzekutohen vullnetarisht, ekzekutimi bëhet nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor;
- Përveç vendimeve të formës së prerë, janë tituj ekzekutiv edhe faturat tatimore, Deklaratat noteriale për borxhet dhe detyrimet e pashlyera etj, për të cilat kërkohet lëshimi I Urdhërit të Ekzekutimit nga Gjykata; Vini Re! Praktika gjyqësore evidenton se deklarata noteriale për tu cilësuar si titull ekzekutiv duhet të përbëjë një veprim juridik të njëanshëm të palës debitore, ku ai pranon ekzistencën e një detyrimi ndaj palës kreditore në mënyrë abstrakte dhe të lirë, të pakushtëzuar nga prania e vullnetit i shfaqur nga kreditori!