Legjislacioni penal ka ndryshuar në vitin 2017. Me ndryshimet e reja, një çështje penale që të përfundojë kalon në disa procedura paraprake sic janë masa e sigurimit, hetimi paraprak, seanca paraprake dhe vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake.
Nëse në seancën paraprake i pandehuri kërkon që cështja të zgjidhet në gjendjen që janë aktet në fashikull, duke kërkuar të procedohet me gjykimin e shkurtuar. Gjykimi penal përfundon me një seancë dhe gjyqtari i seancës paraprake gjykon cështjen edhe në themel dhe jep vendimin përfundimtar.
Në rastet e tjera gjyqtari i seancës paraprake përpilon vendimin, dërgon çështjen në gjyq dhe çështja i kalon gjyqtarit të themelit.
**Viktima e veprës penale;
Viktima e veprës penale luan një rol shumë të rëndësishëm në proçesin penal. Ajo ka një sërë të drejtash dhe ka një rol shumë aktiv në proçes dhe mund të përfaqësohet me mbrojtës në proçesin penal. Disa nga të drejtat e viktimës së veprës penale janë:
-Ka të drejtë të zgjedhë mbrojtës
-Ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit
-Ka të drejtë të ngrejë padi civile në proçesin penal
-Ka të drejtë të ankohet
-Ka të drejtë të paraqesë prova
**Garancia pasurore;
Garancia pasurore është parashikuar në nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale, si masë sigurimi personal. Ajo është një masë në të holla (para) që vendoset si garanci për moslargimin e të akuzuarit deri në përfundim të gjykimit. Shuma e garancisë depozitohet në llogari të gjykatës dhe në përfundim të proçesit ajo i kthehet të pandehurit.
Nëse i pandehuri shkel kushtet e garancisë pasurore, kjo shumë konfiskohet dhe i pandehuri kthehet në dhomat e paraburgimit.