studioagolli@gmail.com
Bul.B.Curri Pall 1 Maji shk.11 kati pare Tiranë
+355692089041

Na Ndiqni:

** Shkelje e afatit te arsyeshem për hetimin dhe gjykimin e çështjes;

Në vitin 2017, janë bërë ndryshime edhe në Kodin e Procedurës Civile. Një parashikim I ri në Kod është: Kërkesa për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm për gjykimin e çështjes.

Çdo palë në proçes, e cila ka pësuar dëm për shkak të kohëzgjatjes së paarsyeshme të çështjes, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e drejtë për shkeljen e afatit të arsyeshëm.

Kërkesa depozitohet në sekretarinë e gjykatës që eshtë në vonesë ose gjykatës kompetente për ekzekutimin.Gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm është gjykata sipas llojit të mosmarrëveshjes e cila mund të jetë penale, civile apo administrative.

** Çështjet civile më të zakonshme të trajtuara nga Studio Ligjore “Agolli& Co”:

1- Mbrojtja e të drejtës së pronësisë, me anë të:

  • Padi për kërkimin e sendit nga poseduesit e paligjshëm;
  • Padi për pushimin e cënimit të pronësisë dhe mos përsëritjen në të ardhmen;
  • Padi për fitimin e sendit me anë të trashëgimisë ligjore/testamentare;
  • Padi për pjestimin e pasurisë në bashkëpronësi;
  • Padi për fitimin e pronësisë me parashkrim fitues;
  • Padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore;

2- Titujt Ekzekutiv:

  • Vendimet e formës së prerë të gjykatës, nëse nuk ekzekutohen vullnetarisht, ekzekutimi bëhet nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor;
  • Përveç vendimeve të formës së prerë, janë tituj ekzekutiv edhe faturat tatimore, Deklaratat noteriale për borxhet dhe detyrimet e pashlyera etj, për të cilat kërkohet lëshimi I Urdhërit të Ekzekutimit nga Gjykata; Vini Re! Praktika gjyqësore evidenton se deklarata noteriale për tu cilësuar si titull ekzekutiv duhet të përbëjë një veprim juridik të njëanshëm të palës debitore, ku ai pranon ekzistencën e një detyrimi ndaj palës kreditore në mënyrë abstrakte dhe të lirë, të pakushtëzuar nga prania e vullnetit i shfaqur nga kreditori!
https://studioligjoreagolli.com/wp-content/uploads/2022/04/LogoMakr-1EWhcO.png
Adresa 1 : Bul.B.Curri Pall 1 Maji shk.11 kati pare Tiranë
Adresa 2 : Lagjja Nr 2 Rruga A. Goga pranë Gjykates, Durres
+355692089041
studioagolli@gmail.com

Na Ndiqni:

FUSHAT E VEPRIMIT

Civile

Penale

Çeshtje te pronave

Administrative

Tregtare

Familjare