Pse Studion Ligjore Agolli

Studio Ligjore Agolli, siguron per klientet keshilla ligjore te nje niveli te larte dhe sherbime cilesore, ne transaksionet e biznesit dhe ceshtjet tregtare ligjore. Ne ofrojme nje game te gjere sherbimesh, per te plotesuar nevojat e klienteve tane.

Shërbimet

Përfaqësim Gjygjësor

Një komponent tjetër i rëndësishëm i shërbimeve tona është edhe përfaqësimi në Gjykatat e rretheve gjyqësore, gjykatat e Apelit, Kushtetuese, Gjykatë e Lartë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut, Prokurori si dhe pranë organeve administrative. Përfaqësimi me avokat konsiston në ndjekjen e çështjeve gjyqësore deri në shqyrtimin përfundimtar të tyre pranë gjykatave të të gjitha niveleve, Policisë, Prokurorisë, pranë Gjykatës Kushtetuese ose përpara gjykatave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Këshillim Ligjor

Studio AGOLLI ofron këshillim ligjor për çështje familjare, civile, administrative, penale si dhe konsulencë për bizneset. Këshillimi ligjor konsiston në dhënien e informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, konventat ndërkombëtare të ratifikuar, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor; dhënia e këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve; informimin, ndërmjetësimin dhe përfaqësimin për të realizuar të drejtat e shtetasve pranë organeve të administratës publike ose pushtetit vendor.

Përgatitje Aktesh

Studio Ligjore AGOLLI ofron përgatitjen e përpilimin e akteve të nevojshme për të vënë në lëvizje gjykatën, organet administrative si ; kërkesë-padive, ankime, rekurse, memo, kërkesa, opinione ligjore, informacion organeve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut etj.

Fushat e praktikës

Dërgoni për konsulencë ligjore

Plotësoni formën e mëposhtme

Do ju kontaktojmë sa më shpejtë


Vendodhja e Studios Agolli