Studio Ligjore Agolli

Shërbimet

Familjare dhe Civile

Avokatët e Studios  Ligjore Agolli kanë përvojë 10-vjeçare në adresimin e çështjeve civile dhe familjare pranë gjykatave shqiptare. Avokatët janë të specializuar në çështje që lidhen me të drejtat pronësore, çështje të dëmshpërblimit pasuror dhe jo-pasuror, zgjidhje martese, vërtetim atësie, amësie,detyrimet ushqimore, dhuna me bazë gjinore, kujdestari, të drejtat e fëmijëve etj. Studio Ligjore Agolli është e specializuar në trajtimin e çështjeve të pjesëtimit të pasurisë në bashkëpronësi, detyrimeve kontraktuale, trashëgimisë ligjore. Sa i përket detyrimeve kontraktuale dhe kontraktuale shtesë, ne jemi të dalluar në gjetjen e zgjidhjeve të reja origjinale dhe efektive, për klientët tanë. Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve të çfarëdo lloji, tipik ose atipik për Kodin Civil, në gjuhën shqipe, angleze dhe italiane, në përputhje me ligjin dhe frymën bashkëkohore për ndërtimin e marrëdhënieve juridike është përsëri një tipar dallues i studios sonë.

 

Administrative

Avokatët tanë janë të specializuar  në përfaqësimin e çështjeve administrative që lidhen me të drejtat e punëdhënësit dhe punëmarrësit, konfliktet e punë, të drejtat e punëmarrësve me statusin e nëpunësit publik, çështje të legalizimit të ndërtimeve informale, çështje të kundërshtimit të akteve administrative. Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tender, propozimin dhe përgatitjen e koncesioneve, marrjen e lejeve, etj. Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e administratës shtetërore. Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.

Penale

Avokatët e Studios Ligjore Agolli janë të specializuar ne dhënien e shërbimit ligjor për vepra penale kundër shëndetit, krime seksuale, aksidente, liria e personit, përndjekje, dhuna në familje, trafikimi,  fëmijët dhe familja. Gjithashtu dhe vepra penale si vjedhja, mashtrimet, shkatërrim prone si dhe falsifikim dokumentesh etj.

Korporatat

Avokatët tanë mund të këshillojnë me lehtësi për të gjithë spektrin e çështjeve të korporatave. Në veçanti, ne i ndihmojmë klientët në lidhje me formimin e njësive, qeverisjen e korporatave dhe detyrat dhe detyrimet e drejtorëve, riorganizimet e grupeve, transaksionet brenda grupit, çështjet që lidhen me kapitalin aksionar dhe planet e aksioneve.

Studio jonë ka krijuar një praktikë të fortë në bashkimin dhe blerjen e kompanive tregtare të huaja dhe shqiptare. Duke pasur parasysh kompleksitetin e administrimit të një biznesi sot, avokatët tanë janë të përgatitur të japin këshilla profesionale në formimin dhe shpërndarjen e entiteteve, konfliktet e aksionarëve dhe organet qeverisëse dhe menaxhuese.

Bazuar në përvojën tonë të thellë, ne i ndihmojmë klientët tanë të identifikojnë mundësitë krijuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Korporatave dhe Bashkimeve dhe Blerjeve, duke ofruar këshilla të qarta dhe objektive të informuara nga një vlerësim i shqetësimeve komerciale të klientit tonë.